Lali Lekut i ikën “tepeleku”, 2 miliardë lekë për rikonstruksionin e gjimnazit “Partizani”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.02.2022, 22:08

Lali leku nuk di të ndalet, por kësaj rradhe duket se i ka “ikur” vërtetë tepeleku. Kjo pasi rezulton se bashkia Tiranë do të harxhojë rreth 2 miliardë lekë për të rikonstruktuar shkollën e mesme ‘Partizani” në Tiranë. Një shifër e frikshme apo jo? Jo dhe aq në fakt, kur mendon një pjesë e këtyre parava ka shumë mundësi të përfundojnë në duar të gabuara. Po përse themi kështu?

Le t’i hedhim një sy dokumentacionit të kësaj procedure prokurimi. Rezulton se bashkia Tiranë ka organizuar tenderin me numër reference REF-14402-12-07-2021 dhe me objekt “Rikonstruksion i Shkollës së Mesme "Partizani". Në këtë tender kanë marrë pjesë 13 operatorë ekonomikë dhe fituese është shpallur firma AGRI CONSTRUCTION në pronësi të shtetasit Petrit Patushi. Kjo kompani ka ofruar vlerën prej 162,238,067 lëkësh të reja pa TVSH ose rreth 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por me një hulumtim të kujdesshëm të ofertave të të gjithë operatorëve vihet re se njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka ofruar bindshëm më pak sesa fituesi e megjithatë nuk është narrë në konsideratë nga organizatorët e tenderit. Më konkretisht diferenca mes ofertës së firmës fituese dhe ofertës së dhënë nga firma tjetër është rreth 145 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë këto para janë një dëm ekonomik i pastër ndaj institucionit të Bashkisë Tiranë.

Por çfarë fshihet pas firmës fituese? Pronari i saj, Petrit Patushi, ka përfituar disa tendera në vlera të majme nga institucionet shtetërore, pushteti vendor si dhe shëndetësia. Ai është lakuar më parë për tendera korruptivë ku spikat një rast i dyshimtë ku është përfshirë edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Siç duket kësaj rradhë është rradha e lali Lekut që të bëjë rolin e “bamirësit” të Patushit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit