Vdekja e 4-vjeçarit në Berat/ Dëshmitari: Makina ishte me shpejtësi, e mori zvarrë fëmijën disa metra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2022, 16:46

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Berat, ku humbi jetën një 4-vjeçar. Kujtojmë se një automjet përplasi vogëlushin, i cili u dërgua me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa banorët e fshatit kanë thënë për Fax News se fëmija ka qenë duke zbritur nga makina duke ndjekur pas xhaxhain e vetë në momentin që u përplas. Sipas banorëve, mjeti ishte me shpejtësi, ndërsa e mori zvarrë disa metra fëmijën.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak. Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit