Agron Gjekmarkaj: S’ka shans që kandidatët e Berishës të dalin mbi të Bashës në 6 Mars

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2022, 23:22

Agron Gjekmarkaj i pozicionuar pranë Bashës, nuk sheh asnjë shans që kandidatët e Berishës të tejkalojnë me vota kandidatët e PD të kryetarit të tij.

Gjekmarkaj ka deklaruar se elektorati do t’i ndëshkojë pasi do kandidojnë nën logon e LSI. Rikujtojmë se Berisha ka lidhur koalicion me LSI dhe PDK e Nard Ndokës me motiv shmangien e burokracive në KQZ për të paraqitur kandidatët e tij.

“Nuk ka asnjë shans që kandidatët e LSI (kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’) të dalin mbi kandidatët e PD. Di që janë kandidatë të LSI dhe do të bëjnë fushatë si përfaqësues të kësaj partie dhe do të ndëshkohen nga elektorati”,-tha Gjekmarkaj ironikisht.

I pyetur nëse më 6 Mars do të ndodhë si në zgjedhjet e 2017-ës të cilat u bojkotuan nga opozita, Gjekmarkaj deklaroi se PD hyn në garë për të fituar jo për të dalë të dytët e të tretët.

“Ne kemi kandidatë shumë të mirë dhe seriozë. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët por për të fituar. PD në Shkodër ka dy të majta, të majtën e Edi Ramës dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës”,-deklaroi ai ndër të tjera.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit