Shqiptari tenton të kalojë tufën me dele nga Greqia në Shqipëri, e shoqërojnë për kontrabandë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.02.2022, 12:46

Një kope me bagëti të imëta është bllokuar në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Tufa e deleve janë bllokuar në fshatin Çiflik, Konispol.

Në lidhje me ngjarjen është ndaluar një shqiptar i cili po e fuste tufën e deleve nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet kufirit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,- shkruhet në njoftimin e Policisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit