“Nami” tek Posta Shqiptare/ Ervin Bushati i jep 1 miliardë lekë tender firmës që dha ofertën më të lartë nga të gjithë   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.01.2022, 18:58

Posta Shqiptare tashmë nën drejtimin e Ervin Bushatit duket se nuk po i lë mangut asgjë epokës së paraardhësit të tij, Laert Duraj. Siç mund ta kujtoni, Duraj nuk ka lënë “kazëm e lopatë” pa futur në paratë e këtij institucioni, duke i shpërndarë në formë qokash lart e poshtë tek “klientët” e partisë. Por si duket edhe pas largimit, pasardhësi i tij Ervin Bushati, është po aq “i zoti”. Kështu në tenderin që do t’ju paraqesim në vijim do të shikoni se është bërë vërtet “nami” me mënyrën se si gati 1 miliardë lekë të vjetra janë dhënë në një tender tepër të dyshimtë.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-00642-07-09-2021 dhe me objekt “Blerje të pajisjeve Hardëare në dhomën primare të serverave, blerje licensa virtualizimi, upgrade dhe migrim Exchange Server dhe Active directory”. Fondi limit i këtij tenderi është në vlerën e 86,696,817 lëkësh të reja pa TVSH ose gati mbi 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Tani lë t’ju paraqesim çudirat. Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm tre garues, nga të cilit njëri nuk ka ofruar fare vlerë ekonomike. Më konkretisht operatori “Sinteza Co” ka marrë pjesë por nuk ka paraqitur as ofertë ekonomike dhe as dokumentacion. Kuptohet lehtë se është futur vetëm sa për numër, për të mos thënë se gjoja nuk ka patur konkurrencë. Ndërkaq nga dy operatorët e mbetur, fitues është shpallur ai që ka dhënë ofertën më të lartë.

Kështu, Ervin Bushati ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “Albital-Canon” Sh.p.k & “S &T ALBANIA” me vlerë të ofruar 85.400.000 lëkë të reja pa TVSH. Diferenca mes fituesit dhe operatorit tjetër nuk është aspak e vogël. Përkundrazi rezulton të jetë rreth 230 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra në rastin më të mirë, këto 230 milion ëlekë janë dëm i pastër ekonomik. Ndërkaq nëse shohim afërsinë mes vlerës fituese dhe fondit limit, vihet re se vlera fituese është sa 98.5% e tij. Të gjitha sa më sipër nxisin dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar dhe se ky tender ka qenë thjesht një farsë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit