Gjurmët e përgjakshme të gjuetisë së paligjshme në Shqipëri, vritet kaprolli në Bulqizë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2022, 15:37

Edhe pse gjuetia e paligjshme e shpendëve dhe kafshëve të egra ndalohet me ligj në Shqipëri, qytetarët e Bulqizës nuk i janë “trembur” ligjit. Në një mesazh të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania një qytetar ka thënë se një person ka vrarë një kaproll, ndërsa krahas mesazhit ka bashkëngjitur edhe dy foto ku vërtetohet ngjarja në fjalë.

Por, autori nuk është mjaftuar me aq, por ka postuar edhe “arritjen” e tij në rrjetet sociale.

Ky aktivitet kriminal shpesh nuk kursen dhe specie që rrezikojnë të zhduken dhe mbrohen me ligj përmes Listës së Kuqe.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Prsh JOQ ja gjuetija ne bulqiz, gjynaf me e vra kte lloj Anonim te lutem.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit