Kush janë fuoristradat që po terrorizojnë Tiranën?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.01.2022, 22:07

Të jesh sot qytetar i Shqipërisë është bërë tepër e vështirë, jo vetëm për shkak të rritjes së përditshme të çmimeve, por edhe për shkak të rritjes së taksave apo pagesave të faturave mujore të ujit, energjisë elektrike etj.

Por duket se ka disa persona që janë më të “privilegjuar” se populli i thjeshtë, që nuk di se çfarë të paguajë më parë. Nëpër Tiranë janë vënë re disa fuorsitrada që qarkullojnë lirshëm më fenelina të ndezura si para ashtu dhe pas mjetit. Sipas burimeve të Joq Albania rezulton se këto fuoristrada qarkullojnë pa siguracion, kanë xhama të zinj dhe nuk paguajnë as taksat e automjetit.

Nëse dikush nga qytetarët shqiptarë guxon të mos paguajë taksat, dritat apo ujin, të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhte me të. Por duket se ky nuk është rasti i këtyre fuoristradave.

Opsionet janë dy, ose këto janë mjete të ndonjë dikasteri apo institucioni shtetëror të cilët abuzojnë me ligjin dhe nuk paguajnë taksat dhe siguracionin, ose janë elementë të botës së krimit të cilët lëvizin lirshëm në mes të Tiranës pa u shqetësuar nga policia. Në të dyja rastet, ai që e “ha” është qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit