Trajneri i njohur turk gati të ulet në stolin e Kosovës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 21:00

Kosova është aktualisht pa trajner pas largimit të Shaland. Federata është në kërkim të një "timonieri" të ri dhe ka disa alternativa. I pari dhe më favoriti duket ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçi, i cili shihet si kandidati më i mundshëm për ta marrë drejtimin e e Kosovës.

Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Turqia. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. “Takvim.com.tr” shkruan se shpejt do të merret vendimi për teknikun e ri.

Yalçin sezonin e kaluar me Beshiktashin fitoi titullin dhe kupën e Turqisë. Vlen të theksohet se ditët e fundit ka qarkulluar edhe emri i trajnerit gjerman Magath. Gjasat janë të mëdha që “dardanët” të zgjedhin një mes Yanaj dhe Yalçin. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket trajnerit të ri të Kosovës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit