Salah kritikon tifozët e Egjiptit: Po përçajnë futbollin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 18:05

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili po udhëheq kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Afrikës, ka një mesazh për tifozët egjiptianë. Ai beson se tifozët janë të përçarë në përkrahje të lojtarëve specifikë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë sipas tij. Ai iu bën thirrje tifozëve që të bashkohen dhe mos kenë probleme të tilla.

Salah thotë:

Futbolli egjiptian është i përçarë. Më parë nuk ka qenë kështu. Kam parë faqe të krijuara për lojtarë të veçantë apo klube, të krijuara për t’i mbrojtur vetëm ata. Ata mendojnë se është koha dhe gjëja e duhur, por nuk është. Nuk na ndihmon, nuk e dëmtoni dot Mohamed Salah sepse unë kam kaluar nëpër shumë vështirësi, por penalizoni lojtarët e rinj. Duhet të jemi të bashkuar gjithmonë, tifozë dhe ekip."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit