Ligji për qeverinë nuk vendoset në rend dite

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2022, 16:54

Ligji për qeverinë me të cilin propozohej shfuqizimi i qeverisë teknike nuk u vendos në rend dite në seancën plenare të Kuvendit. Sipas sqarimit të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, propozimi është duke u përkthyer nga shërbimet. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vonesa në përkthim është e qëllimshme që ligji të mos shqyrtohet në seancën e sotme.“Vlerësojmë se me këto dispozita, nga ajo që rezultoi nga negociatat e përbashkëta në takimin e liderëve mes kreut të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe në bazë të asaj që është deklaruar edhe LSDM-ja se qeveria teknike është jofunksionale, dhe në bazë të asaj që kemi biseduar edhe me partitë e tjera politike, si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së e dorëzojmë këtë propozim-ligj me procedurë të shkurtuar me arsyen e vetme, të shkurtohen, gjegjësisht të kthehen afatet në përputhje me afatet kushtetuese, gjegjësisht për riorganizimin e zgjedhjeve afati të mbetet siç ka qenë, 45 deri 60 ditë”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

“Sigurisht, në koordinim dhe bisedime do të arrihet që edhe koordinatorët e tjerë të kyçen në nënshkrimin e atij propozimi kështu që nuk janë plotësuar parakushtet që të vendoset në votim. Sa i takon afateve, as në ligj dhe as në Kushtetutë nuk ekziston afat 45 ditor as për zgjedhje parlamentare dhe as për zgjedhje të tjera, përveç për rizgjedhje të presidentit në afat prej 40 ditësh nëse presidentit para kohe i ndërpritet funksioni”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit