E kryer/ Vlahovic te Juventusi, serbi zbarkon në Torino të shtunën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 15:52

Dushan Vlahoviç është goditja e madhe e Juventusit në këtë mertkato. Akordi është arritur, madje janë fiksuar dhe ora dhe data e zbarkimit në Torino, të vizitave mjekësore dhe të debutimit të tij me fanellën bardhezi.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, serbi do të zbarkojë të shtunën në qytetin torinez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën e tij faraonike ku do të përfitojë plot 7 milionë euro për t’i dhënë fund pagës së tij prej 800.000 eurosh ku merrte te Fiorentina.

Kjo pagë që i ofron “Zonja e Vjetër” është më e lartë se e Paulo Dibalas dhe e Alvaro Moratës. Objektivi i Alegrit është që ta ketë në 11-en startuese ndaj Veronës, e programuar për tu zhvilluar më 6 shkurt në stadiumin “Allianz” në orën 20:45.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit