Kuvendi me dy deputete të reja!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2022, 16:22

Kuvendi sot verifikoi mandatet e deputeteve të reja, Sanela Shkrielj dhe Maria Koçovska. Ato vijnë në vendin e Sllavjanka Petrovskës, e cila tani e kryen funksionin e ministres së Mbrojtjes dhe në vendin e Bisera Kostadinovska-Sotjçevskës, e cila është ministre e Kulturës.

Gjithsej votuan 90 deputetë, prej të cilëve 89 votuan “për”, një i përmbajtur dhe asnjë kundër.Pas verifikimit, deputetet e reja hynë në sallën e Kuvendit dhe morën pjesë në mbledhjen e sotme. Mandatet e deputeteve të reja dje i konfirmoi edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit