Sheikët e Newcastle bëjnë ofertën e “çmendur” për Armando Brojën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 13:20

Armando Broja po shkëlqen në Premier League. Sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën. Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku vjen nga sheikët e Njukasëllit ku kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro, shkruan "Tuttomercato".

Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë. Aktualisht Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit