Juventusi nuk di të ndalet, tenton edhe Kessie

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2022, 09:37

Juventusi ka vendosur të shpenzojë shumë për t'u rikthyer sërish si lider i Serisë A dhe duket se do jetë mbreti i merkatos dimërore. Pas akordit paraprak me Vlahovic, Juventusi po tenton edhe një tjetër surprizë. Goditja bombastike mund të jetë Frenk Kesi. Mesfushori i Milanit, i cili nuk duket se ka ndër mend që të rinovojë, duket i destinuar që të shitet që në janar nga “Djalli”.

Pasi Maldini provoi t’ia shiste Totenhemit këto ditë, por vetë Kesi nuk pranoi, po përflitet se pas këtij refuzimi mund të qëndrojë pikërisht Juventusi Bardhezinjtë shohin tek ylli i Bregut të Fildishtë një përforcim të rëndësishëm dhe do të provojnë të bëjnë goditjen e madhe këtë javë ose do të mundohen ta bllokojnë për në verë me parametër zero. Dhe, pa dyshim, që nëse kjo goditje do të bëhej, Juventusi do t’i shtonte shumë cilësi mesfushës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit