Reagon Ambasada e Rusisë: U befasuam me deklaratat e Petrovskës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 22:18

Ambasada ruse në Shkup në rrjete sociale reagoi ndaj deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska për përfshirjen e mundshme të armatës së Maqedonisë së Veriut në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës nëse NATO kërkon një gjë të tillë.

Sipas Ambasadës ruse, një deklaratë e tillë e ministres është befasi.

“Rusia asnjëherë nuk ka kërcënuar popullin ukrainas dhe nuk ka për qëllim të ndërmerr veprime agresive. Me fjalë të tjera, ne nuk do të sulmojmë, pushtojmë se godasim Ukrainën. Sa i përket forcave ruse të armatosura, ata po lëvizin në territor të tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse.

Kujtojmë se Petrovska gje tha se nëse NATO kërkon që armata e Maqedonisë të përfshihet në konflikt të mundshëm në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo mund të ndodhë, por vetëm nëse ka pëlqim nga qeveria dhe presidenti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit