Takim me avokatin e njohur sportiv/ Pse Erion Veliaj e ndryshoi postimin në Instagram?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.01.2022, 19:02

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është përfshirë në betejën në FSHF për zgjedhjen e kreut të ri dhe ka dalë hapur kundër kryetarit aktual Armand Duka. Situata u ndez edhe më shumë pas publikimit të një audiopërgjimi nga FSHF ku Veliaj dëgjohej duke folur me një fjalor rruge dhe banal. Ndërkohë ditën e djeshme kryebashkiaku është takuar me Efraim Barak, avokat i njohur ndërkombëtarisht i drejtësisë sportive.

Duke tentuar të fitojë besueshmëri dhe të rregullojë disi skandalin pas publikimit të audiopërgjimit, Veliaj ka bërë një postim në Instagram që kishte si mesazh pastrimin e futbollit shqiptar. Mirëpo pak minuta më vonë ai e ka ndryshuar postimin, duke theksuar se avokati Barak do të ndihmonte në krijimin e CAS-it shqiptar. Mesa duket avokati nuk ka qenë dakord me presionet e Veliajt dhe për këtë arsye është detyruar ta ndryshojë postimin. "Loja" që ka bërë Veliaj me postimin është kapur nga një qytetar, i cili ka shkruar në redaksinë tonë pak më parë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq. Doja tju sillja ne vemendje qe Erjon Veliaj dje perpara zgjedhjeve ne Tirane postoi foton me Efraim Barak (arbiter te CAS) per te presionuar pjesmarresit duke qen se arrestimet dhe “padite” qe po ben nuk i ecen. Dhe direkt pas zgjedhjeve e ndrroi pershkrimin e fotos? A nuk eshte ky presion haptaz i zotit te propagandes shqiptare? Apo valle Z Barak i ka thene qe sbie dakort fare me deklaraten e tij, edhe me presionet qe ben ky? Ju lutem anonim se nuk kemi takat me na u ven kto se na vran…… Flm nese e raportonj, se krejt mediat i ka ble Veliaj Rama edhe grupi tyre.

Përshkrimi para zgjedhjeve në Shoqatë Rajonale të Futbollit në Tiranë.

Përshkrimi i ndërruar më pas.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit