Eriksen zbret në fushë, nis stërvitjen me Ajaxin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2022, 18:04

Ish-mesfushori i Interit, Kristian Eriksen i është rikthyer futollit. Mesfushori danez duket gjithnjë e më pranë nënshkrimit me klubin anglez Brentford. Para se të firmosë, lojtari ka menduar të kapë fillimisht formën e mirë fizike.

Ish-klubi i tij, Ajaksi Amsterdamit, i ka hapur dyert mesfushorit për t’u stërvitur me ekipin e të rinjve, që të jetë sa më në formë për rikthimin e tij të madh në futboll. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Ajax në faqen zyrtare të saj në Twitter.

Njoftimi:

Legjendat janë gjithmonë të mirëpritur. Kristian Eriksen po stërvitet me të Jong Ajaks këtë javë. Danezi po punon që të jetë në formë deri sa të gjejë një ekip të ri."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit