E fundit! Gjendet i pajetë një person në Pogradec

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 17:19

Një 56-vjeçar me iniciale A.C. është gjetur i pajetë në hyrje të fshatit Zagorçan të Pogradecit. Sipas njoftimit të policisë, 56-vjeçari është i pajetë pa shenja dhune, ndërsa dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infrakti i zemrës.

Informacion paraprak:

Pogradec/Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit