Çfarë po ndodh?! Donaldin e mbështesin në komente edhe arabët

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 14:57

Donaldi është një nga personazhet më të komentuar në shtëpinë e BB Vip, e kjo për shkak të historive të dashurisë që ka pasur së fundmi. Ai pati një histori dashurie me Bora Zemanin, moderatoren e njohur, por që gjithçka u prish, kur ai pëlqeu brenda shtëpisë Beatrixën, me të cilën u lidh dhe vazhdon të jetë edhe sot, ajo jashtë dhe ai brenda.

Donald Veshaj në Big Brother Vip, kërkesa e çuditshme për vëllain e madh:  Dua një femër që… - Top Channel

Donaldi është cilësuar si një person që mbështet më shumë nga Vip-at dhe jo nga publiku, e kjo për shkak të ndikimit që vëllai i tij, Romeo ka jashtë shtëpisë. Në shumë komente shihet që fansat e Donaldit akuzohen se janë me adresa fake dhe ato janë të paguar. Mirëpo, së fundmi është vënë re diçka tjetër.

Romeo dhe Donald Veshaj i japin fund të gjithë zërave për lidhjet e  dashurisë, tregojnë a janë apo jo beqar - Gazeta Express

Në një postim në faqen zyrtare të Big Brother VIP, ku shfaqet Donaldi, shihet që komentojnë shumë persona të huaj që me siguri janë indianë, arabë apo pakistanezë. Kjo është kapur nga shumë qytetarë dhe postimi është bërë viral në rrjetet sociale.

Rrëfehet si rrallëherë më parë Donald Veshaj: Si e ngatërroi e dashura e  Romeos dhe iu hodh në qafë (VIDEO)

Siç shikohet emrat e personave që komentojnë nuk janë shqiptarë, ose janë faqe që kanë pak follow-ersa. Megjithatë, ajo që vihet re është se të gjithë mbështesin Donaldin vetëm me emoji. Kjo ka ngritur dyshime të mëdha.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit