“Me kapuç dhe atlete të bardha”/ Momenti kur i riu vendos tritolin në shtëpinë e Armando Dukës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2022, 14:15

Redaksia e JOQ Albania ka siguruar pamjet e momentit ku një person vendos një sasi eksplozivi tek porta e banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mbrëmjen e djeshme.

Në videon që ilustrohet në vijim shihet një person teksa ndez fitilin e lëndës plasëse dhe më pas largohet me vrap. Sipas videos së siguruar nga JOQ, gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë ndodhi menjëherë pas publikimit të një audiopërgjimi ku Erion Veliaj dëgjohej duke përdorur një fjalor tërësisht banal ndaj anëtarëve të shoqatës së Futbollit “Tirana”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit