Lul Basha reagon për dinamitin tek shtëpia e Dukës: Strategji tensioni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2022, 13:03

Në lidhje me shpërthimin me eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës mbrëmjen e djeshme, një reagim sa për formalitet e pati edhe Lulzim Basha.

Ai shkroi se zhvillimet rreth FSHF kanë si qëllim zaptimin e çdo institucioni nga pushteti i korruptuar, pa përmendur emra.

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”,-shkroi Basha.

Një reagim kaq i cekët tregon se kryeopozitari ka qëndruar jashtë konfliktit midis të majtëve dhe qartësisht nuk vë gishtin mbi aleatin e tij politiko-majtist-rilindas, Edi Ramën që e ka mbajtur në opozitë për 8 vite. Basha ka qenë në koalicion zgjedhor me PAA e megjithatë nuk ka reaguar për vëllain e aleatit të tij sa për sy e faqe, Agron Dukës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit