Transparency International publikon Indeksin e fundit Botëror të Korrupsionit, ja ku qëndron Maqedonia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 12:24

Transparency International në Indeksin e fundit Botëror të Korrupsionit të publikuar sot thekson se Maqedonia e Veriut ka një indeks 39, së bashku me Kosovën, dhe është në gjysmën e fundit të tabelës së 180 vendeve në botë.Në Indeksin e vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut u rendit e 111-ta me 35 pikë. Në rajon më keq se Maqedonia e Veriut janë Serbia me 38 dhe Bosnja dhe Hercegovina me indeks 35.

Më mirë në këtë fushë është Mali i Zi i cili ka indeksin 46, i ndjekur nga Rumania dhe Bullgaria me indeks përkatësisht 45 dhe 42.

Ndryshe, Indeksi i ri i Perceptimit të Korrupsionit tregon se nivelet e korrupsionit mbeten të ndenjura në mbarë botën, me 86 për qind të vendeve që kanë bërë pak ose aspak përparim në 10 vitet e fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit