Erion Veliaj mesazh të koduar Dukës: S’je i paprekshëm

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2022, 12:37

Pas hedhjes së një sasie lënde plasëse në shtëpinë e Armando Dukës mbrëmjen e djeshme, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka intensifikuar sulmet verbale.

“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm.”- iu drejtua ai Dukës.

Veliaj e kërcënoi drejtorin aktual të FSHF me burg.

“Fakti që ka ministra dhe ish-ministra në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë, do të thotë që s’kanë imunitet. Nuk mund të kemi ishuj apo enklava të pavarura. I pavarur mund të jesh, por jo i paprekshëm”,-theksoi Veliaj.

Ai vazhdoi me shfaqjen e drejtësisë në vend dhe taksave që po i mori ai në futboll nën drejtim, do shkojnë në vendin e duhur.

“Fakti që ka zyrtarë të të gjitha niveleve, do të thotë se në Shqipëri është bërë një pakt me drejtësinë. Janë para që dikush i ka paguar, një donator ose taksapaguesi, dhe duhet të sigurohemi që shkojnë në vendin e duhur dhe nuk humbasin”, deklaroi ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit