Greqi/ Kompania koncesionare dëmshpërblen me 2000 EURO personat e bllokuar në autostardë nga bora

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 11:01

Kryeministri grek mbajti një takim mëngjesin e së martës për të trajtuar problemet e shkaktuara nga moti i keq dhe kërkoi dëmshpërblim për personat që vuajtën në autostradë, ku mbetën të bllokuar 3000 automjete . Kryeministri kërkoi dëmshpërblim prej 2000 eurosh për çdo automjet të bllokuar në Attiki Odos nga kompania koncesionare.

Në veçanti, ai ka kontaktuar me menaxhmentin e kompanisë koncesionare të Attiki Odos dhe ka kërkuar pagesën e shumës prej 2000 euro për çdo makinë . Kompania e pranoi kërkesën.

Gjithashtu, në takim u vlerësua situata dhe u morën vendime për zgjidhjen e problemeve që vazhdojnë të ekzistojnë për shkak të motit të keq. Kjo është një situatë komplet e kundërt me atë që ndodh në Shqipëri. Në vendin tonë kompanitë koncesionare përveçse nuk dëmshpërblejnë, por përpiqen të rrjepin sa më shumë nga taksat e shqiptarëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit