Shkurtohet periudha e izolimit nga 10 në 7 ditë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2022, 09:54

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi kryesor koordinues i krizës e mbajti mbledhjen e dytë, ku ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e prezantoi gjendjen aktuale me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Nga Qeveria thonë se në mbledhje u diskutua dhe u miratua rekomandimi për të shkurtuar periudhën e izolimit pas testit PCR pozitiv prej 10 në 7 ditë.

“Rekomandimi është në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për shkak të fotografisë më të lehtë klinike shkaktuar nga lloji omikron”.

“Rekomandimi është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit