Tensionet Rusi-Ukrainë, Pentagoni bëhet gati për luftë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.01.2022, 01:01

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III ka vënë 8,500 trupa amerikane në "gatishmëri të lartë" për t'u zhvendosur Evropën Lindore, ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, njoftoi Pentagoni gjatë ditës së djeshme. Mgjithatë Pentagoni tha se ende nuk ishte marrë një vendim nëse do të dërgonte trupat,apo jo. “Do të ndodhte vetëm nëse aleanca ushtarake e NATO-s vendos të aktivizojë një forcë të reagimit të shpejtë, "ose nëse zhvillohen situata të tjera", që do të thotë lëvizje shqetësuese të trupave ruse”- tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

Disa anëtarë të NATO-s, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën dhe Holandën, tashmë po planifikojnë, ose po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë dhe anijeve luftarake në Europën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.

Burimi: nytimes | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit