Po bënin shaka me armë, komshinjtë vrasin gabimisht 31-vjeçarin që flinte në pallatin përballë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2022, 22:39

I vrarë nga një plumb endacak që u qëllua natën nga një apartament në pallatin përballë tij ndërsa flinte në shtrat. Është fati absurd dhe dramatik i një mjeku britanik me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 31-vjeçarit Matthew Wilson. Burri ishte duke vizituar të dashurën e tij dhe po qëndronte me të në një apartament në Brookhaven, një periferi e Atlantës, Georgia, kur ndodhën të shtënat. Ngjarjet tragjike datojnë natën e së shtunës dhe të dielën e kaluar kur policia u paralajmërua nga banorët për disa të shtëna nga një apartament në një kompleks banimi në zonë. Teksa efektivët u nisën për në vendngjarje, një tjetër telefonatë i njoftoi se një burrë ishte qëlluar me armë zjarri në një apartament në pallatin përballë. Në një kohë të shkurtër u bë e qartë se dy ngjarjet e ndodhura rreth orës 02:00 të së dielës së kaluar, ishin të lidhura.

Për mjekun 31-vjeçar me origjinë nga Chertsey, Surrey, nuk kishte asgjë për të bërë, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore dhe nxitimit për në spital, burri ndërroi jetë menjëherë pas plagëve të marra në urgjencë. Fatal për të një plumb i vetëm që e goditi në kokë teksa flinte në shtrat. Sipas hetimit të policisë në Brookhaven, Wilson nuk ishte shënjestruar qëllimisht, por dyshohet se ishte viktimë e një aksidenti absurd. Një fqinj që ndodhej në pallatin përballë ka tërhequr këmbëzën që e vrau. Sipas hetuesve, tragjedia ndodhi kur një grup individësh qëlluan në mënyrë “të pamatur” për argëtim. "Ishte një akt i rastësishëm që përfshinte individë që merrnin pjesë në gjestin e pamatur të armës së zjarrit," shpjegoi policia.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit