Albin Kurti i kufizon hyrjen edhe vetë shqiptarëve të Kosovës: S’hyni dot po s’patët dy dozat e vaksinës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 16:14

Asnjë ndryshim në masa nuk ka patur nga ana e qeverisë Kurti pas protestës së kuksianëve në kufirin në Morinë.

Jo vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por qeveria u ka ndaluar hyrjen në vend edhe vetë shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohez të hyjnë në vend pa patur dy dozat e vaksinës.

Në rast se ata duan të hyjnë, pa qenë të vaksinuar, duhet t’i nënshtrohen një karantinimi 7-ditorësh.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës,”-deklaron ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit