Ish-kapiteni i Cityt mahnitet nga Broja: Nuk ka frikë, rrezik konstant për çdo mbrojtës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 16:10

Armando Broja vijon të jetë një nga futbollistët e momentit në kampionatin anglez dhe elozhet për sulmuesin shqiptar nuk kanë fund. Këtë herë, vlerësimet kanë ardhur nga një emër shumë i njohur i futbollit britanik e botëror, ish-mbrojtësi Mikah Riçards. Ky i fundit, kapiteni legjendar iMançester Sitit, pranoi se kishte mbetur i çuditur nga shpërthimi i Brojës dhe i mahnitur nga ajo që ky djalosh po shfaqte. Ai foli me elozhe në studion e “Sky Sports”.

Riçards tha:

Ai ka cilësi. Kur e pashë për herë të parë, ai ishte në huazim nga Çelsi, por ka shënuar 5 gola deri tani. Nuk ka frikë, është i fortë, vrapon prapa shpinës së mbrojtësve, mund të mbajë topin dhe është vetëm në moshën 20 vjeçare. Më ka bërë shumë përshtypje, Shpesh, kur lojtarët e rinj shkojnë në huazim, sidomos në Premier Ligë, ata luajnë si zëvendësues dhe atij iu desh pak kohë. Por kur iu shfaq rasti, e mbërtheu atë me të dy duart. Më bën shumë përshtypje sa herë që e shoh atë duke luajtur. Ai është vetëm 20 vjeçar. Ai mban linjën i vetëm, ka lojën e kontrollit të topit, është një rrezik i vazhdueshëm duke vrapuar pas mbrojtësve, ka edhe aftësi në ajër gjithashtu. Ai po rritet edhe fizikisht. Po flasim për dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionat, Laport dhe Dias dhe ai i bëri të vuajnë, ka prezencë”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit