Shqiptari i momentit në Serinë A, mediat italiane i thurrin elozhe Nedim Bajramit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 14:54

Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Serinë A me Empolin, madje duke shënuar rregullisht. Mesfushori i kombëtares shqiptare, realizoi edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Romës, pavarësisht se skuadra e tij humbi me rezultatin 2-4. Paraqitjet e mira po japin frytet, pasi Bajrami vlerësohet me notën 7,9 pas një paraqitjeje fantastike me gol ndaj Romës.

Para pak ditësh ai shënoi edhe ndaj Interit në Kupën e Italisë, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura. Nga Italia raportohet se për shërbimet e shqiptarit në garë është futur Juventusi, i cili e do si pasues të Frederiko Kiezës, që ka humbur sezonin pas operimit në këmbë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit