Lëvizja Besa: Jemi për heqjen e qeverisë teknike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2022, 14:01

Lëvizja Besa kërkon heqjen e qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për një kohë sa më të shpejtë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shumica aktuale për çdo ditë dëshmojnë se nuk kanë kapacitet për të udhëhequr me institucionet shtetërore. Çdo prolongim i kësaj situate të paqëndrueshme mund të ketë pasoja të mëdha si politike ashtu edhe për ekonominë e vendit.

Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes Besa.

Ne riafirmojmë qëndrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza që ka kapluar, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në afat sa më të shpejtë është zgjidhja e vetme që do sjellë ndryshim politik dhe një shumicë të re, stabile dhe me vizion të qartë për të ardhmen e vendit, gjë që kjo qeveri dhe shumica LSDM-BDI nuk ka kapacitet për të siguruar”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit