Juventusit i mohoet një penallti në sfidën ndaj Milanit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 13:30

Milani barazoi mbrëmjen e djeshme 0-0 përballë Juventusit, në një ndeshje të gjykuar nga arbitri, Marko di Belo. Mediat italiane kanë publikuar edhe moviolën e ndeshjes, teksa më i dënuar duket Juventusi. Në minutën e katërt janë kuqezinjtë që kërkojnë penallti pasi Kalabria rrëzohet në zonën bardhezi pas një kontakti me Aleks Sandron. Forca e kontrastit nuk përbën limitet për sanksion dhe kryesori jep faull në favor të bardhezinjve duke qenë se Kalabria prek topin me dorë pasi rrëzohet duke kërkuar faullin.

Episod shumë më i dyshimtë ai i minutës së 60-të kur Mesias godet nga pas Moratën. Spanjolli rrëzohet dhe kërkon penallti, por përsëri është kryesori që vendos për të mos sanksionuar askënd. Në këtë situatë nuk ndërhyn as VAR-i që minimalisht duhet t’i kërkonte Di Belos që të vlerësonte imazhet. Duke sikur arbitri kompensoi dëmin që “Djallit” iu bë një javë më parë kur arbitri Serra nuk lejoi avantazhin që solli golin e Mesiasit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit