Temperaturat -50°C Siberia i mban shkollat hapur, Evis Kushi i mbyll me -2°C

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 13:20

Një artikull i bujshëm i BBC i vitit 2017 mund të bëjë pikërisht paralelizimin e gjendjes së tanishme të arsimit shqiptar.

Në artikull përshkruhen temperaturat që arrijnë deri në -50 gradë celsius në Siberi dhe nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkolla nornalisht, teksa në Shqipëri me temperatura 2 gradë celsius gjatë ditës dhe -2 vetëm gjatë natës, u mbyllën në rang kombëtar.

Pavarësisht se këto vende arrijnë temperatura ekstremisht të ulëta gjatë stinës së dimrit, sistemet e ngrohjes në shkolla janë prezente gjatë gjithë vitit.

Në shkollat shqiptare pavarësisht se temperaturat janë të pakrahasueshme me vendet veriore, nxënësit shqiptarë detyrohen të vijnë në klasa me batanije dhe të hedhin para për ngrohësen që qëndron tek këmbët e mësueses.

ARTIKULLI

NXËNËSIT SIBERIANË SHKOJNË NË SHKOLLA PAVARËSISHT SE TEMPERATURA ËSHTË -50 GRADË CELSIUS

Nxënësit në një qytet siberian vazhdojnë të shkojnë në shkollë megjithëse temperaturat arritën në -50 gradë celsius. Oymyakon në Republikën Sakha të Rusisë në Siberinë verilindore mund të jetë totalisht i ngrirë, por nuk konsiderohet shumë ftohtë për të parandaluar fëmijët të shkojnë në klasa, sipas mediave lokale atje.

Shkollat në vendbanime mbyllen zyrtarisht për fëmijët e klasave 1-5 kur temperaturat bien nën -52 gradë. "Ishte -50 gradë celsius sot në mëngjes, të gjithë fëmijët po studiojnë," tha një zyrtar i administratës së Oymyakon.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit