Bogoev: Për ndryshime në Kodin Zgjedhor duhet konsensus

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2022, 12:34

Qeveria teknike ishte rezultat i negociatave dhe doli nga ajo që dëgjuam në vitin 2015 nga “bombat”, sesi institucionet shtetërore kanë keqpërdorur funksionin në zgjedhje. Nëse kjo ishte arsyeja, tani më vjen mirë që me ketë kërkesë të opozitës nënkuptohet se kjo Qeveri mund të organizon zgjedhje demokratike dhe të ndershme, thotë zëdhënësi i LSDM-së Stefan Bogoev.

Ai tha se ndryshimet e Kodit Zgjedhor duhet të vijnë sipas rrugës së bisedimeve të zgjeruara dhe konsensusit, ndërsa jo si dëshiron OBRM-PDUKM-ja.

“Për ne është kontestuese mënyra dhe tajmingu i kërkesës së OBRM-PDUKM-së. Ata përballen me dështimin e kryetarëve të tyre të komunave dhe shpejtojnë për zgjedhje të parakohshme. Ne duhet të bsedojmë dhe me partnered e koalicionit, por edhe me partitë më të vogla nëse ka nevoj për qeveri teknike”, thekson Bogoev për “Utrinski Brifing”.

OBRM-PDUKM paralajmëroi se sot do të dorëzoj në Kuvend, propozimin për shfuqizimin e qeverisë teknike dhe i bëri thirrje pushtetit të mbështesë sëbashku me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit