“Hiqeni ndalesën e turpit për vëllezërit që strehuan mijëra kosovarë në vitin 1999!”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 12:08

Analisti nga Kosova Blerim Latifi e ka cilësuar si ndalesë turpi vendimin e Qeverisë së Kosovës për qytetarët e Shqipërisë që të mos u lejohet hyrja pa tre doza të vaksinës kundër Covid-19 në territorin e Kosovës. Përmes një postimi të shkurtër ai ka thënë se është e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë shqiptarëve të cilët në vitin 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe.

Reagimi i tij i plotë:

E pashë protestën e kuksjanëve në Morinë. Është aq e turpshme t’u ndalohet hyrja në Kosovë! Aq ma tepër që kjo bëhet në emër të disa masave kundër Covid, krejtësisht të paefektshme.

Hiqeni atë ndalesë turpi ndaj vllezërve tanë, të cilët me 1999 i strehuan në shtëpitë e tyre të varfëra qindra mijëra kosovarë të përzënë me dhunë nga ushtria serbe!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit