“Deshën të më vrisnin?!” Kush dhe pse e rrahu Edi Ramën 25 vite më parë?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.01.2022, 11:53

Kanë kaluar 25 vite që kur kryeministri Edi Rama u bë lajm kryesor në gazetat e vendit. Atëheresh pedagog në Universitetin e Arteve, kryeministri i sotëm u rrah në shtëpinë e tij nga persona që nuk janë identifikuar as sot.

Gazetari Hamdi Jupe, ka sjellë një pjesë të rrëfimit ë ngjarjes së 22 Janarit 1997, kur Ramën e gjetën të gjakosur në spital.

SHKRIMI:

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtruar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, shkruan Hamdi Jupe.

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

“Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…”

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, shkruante “Koha jonë” me 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK- ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën Dita, më 23 janar 2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit