“Na kishte borxh”/ 3 persona mbajnë peng një 31-vjeçar në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 11:42

Një person është arrestuar nga policia për shkak se ka mbajtur peng një 31-vjeçar. Raportohet se personi në fjalë sëbashku me dy të tjerë të cilët janë në kërkim kanë mbajtur shtetasin me iniciale M.Y. me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash si dhe i kanë vjedhur atij një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat cellular.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit