Nuk ndodh shpesh si veprim, Mourinho i kërkon falje arbitrit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.01.2022, 08:59

Roma fitoi mbrëmjen e djeshme 2-4 ndaj Empolit në transfertë, ndërsa Jose Mourinho u pa shumë i qetë gjatë gjithë ndeshjes, ndryshe nga herët e tjera. Dimë që trajneri portugez shpesh i kundërvihet gjyqtarëve me deklarata e tij thumbuese, teksa nuk kursen kritikat ndaj tyre. Por dje ai ka bërë një gjë të rrallë, duke kërkuar falje gjyqtarit.

Pas pushimit të ndeshjes, gjyqtari Fabri sinjalizoi skuadrat të ktheheshin në fushën e lojës për rifillimin e takimit. Por për çudi, Roma nuk po dukej. Lojtarët e Empolit po prisnin në fushë ndërsa verdhekuqtë nuk ishin askund. U desh që Fabri t’i binte katër herë bilbilit derisa skuadra të shfaqej. Me sa duket dikush në klub kishte llogaritur gabim kohën e pushimit dhe ekipi doli me vonesë në fushë. Ai që kërkoi falje në emër të të gjithëve, për çudi ishte Murinjo. “Ndjesë, ndjesë”, ishin fjalët e trajnerit drejtuar gjyqtarit. Një gjë rrallë për portugezin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit