Ekzekutimi i Bledar Muçës në Belgjikë/ Autorët ishin dy, shqiptarit iu gjet një pasaportë bullgare

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2022, 08:10

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Bledar Muçës në Belgjikë, krahut të djathtë të Florenc Çapjas. Mësohet se ndaj Muçës është qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e ka kapur në kokë. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Të paktën dy të dyshuar hapën zjarr para banesës së tij dhe menjëherë u larguan me një makinë.

Fillimisht ka qenë i vështirë identifikimi i tij, pasi Muça ka qenë me nënshtetësi angleze. Mirëpo, me shenjat e gishtave është zbuluar se viktima ishte shqiptar. Bledar Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër.

Policia Gjyqësore Federale e Antwerpit do të kryejë hetimet e mëtejshme. Aktualisht janë në kërkim autorët.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit