Temperaturat minus/ Si të hiqni akullin nga xhami i makinës?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.01.2022, 02:13

Temperaturat e ulëta nën zero gradë Celsius që kanë përfshirë vendin tonë, kanë shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Por, përveç kësaj një problem tjetër për shoferët është edhe akulli që krijohet në xhamin e përparmë të makinës, i cili mund të bëhet shkak aksidenti.

Për të pastruar akullin duhet të përdoren solucione të posaçme, pasi nuk dëmtojnë xhamin. Duhet të shmanget uji i vluar apo uthulla për pastrimin e xhamit. Po ashtu sipas ekspertëve të fushës, ju mund të përzieni 2/3 pjesë të alkoolit dhe 1/3 e ujit në një shishe dhe më pas të spërkatni xhamin dhe kështu akulli do të hiqet menjëherë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit