Milani dhe Juventusi zhgënjejnë tifozët, derbi i Italisë nuk sjell asgjë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2022, 22:52

Milani është ndalur sot sërish në Serinë A, kësaj here përballë Juventusit, duke humbur tashmë kontaktin me Interin në kreun e renditjes. Kuqezinjtë janë ndalur në një barazim 0-0 në sfidën e sotme, ku rastet kanë qenë me pikatore. Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28’, kur sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim. Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili gjithashtu nuk i dha thuajse asgjë lojës së Milanit.

Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjërës prej skuadrave, më shumë sesa Interit.Me barazimin e sotëm Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Interit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për vendin e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të zonës Champions.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit