Xhaxhai i Georginës këshillon Ronaldon: Kujdes me të, është femër e ligë!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2022, 16:12

Prej disa vitesh, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po shijojnë një romancë të bukur me njëri-tjetrin. Ata bashkëjetojnë të dy, madje kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur Alana Martina. Jo vetëm kaq, por çifti është gjithashtu edhe në pritje të dy binjakëve të tjerë, teksa Georgina është rreth gjashtë muajshe shtatëzënë. Gjithkçka duket prfeksion për çiftin, por ai që ka dashur të turbullojë ujërat, është xhaxhai i Georginës. Në një intervistë, ai treguar që ajo nuk është ashtu siç duket.

Hese Hernandez u shpreh:

Ajo e konsideron veten më të mirë se ne, sepse ne nuk jemi aq të pasur dhe pse unë nuk i kam kërkuar asaj asgjë. Ajo na ka telefonuar vetëm një ose dy herë qëkur është lidhur me Ronaldon. Unë u kujdesa për Georginën dhe për motrën e saj, i paguaja ushqimet dhe veshjet, i paguaja elektricitetin dhe ujin. Georgina jetonte me mua kur i ati i saj ishte në burg. U mundova të komunikoja me Ronaldon. I dërgova një mesazh atij në Facebook dhe i thashë që ke në krah femrën më të ligë që mund të ekzistonte."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit