Kapen tre persona pa certifikatë vaksine në një lokal në Gjevgjeli

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2022, 14:15

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme në një lokal në fshatin Miravci të Gjevgjelisë janë kapur tre persona pa certifikatë për vaksinim kundër COVID-19.Nga policia thonë se në lokal gjithashtu kanë hasur në parregullsi të tjera.

“Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, më 22 janar nga ora 23.00 deri në ora 24.00 kanë kryer kontroll në një objekt hoteliere në fshatin Miravci në rajonin e Gjevgjelisë, ku është konstatuar se nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19. Në objekt janë gjetur edhe tre klient të cilët nuk kanë pasur certifikata”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit