OBRM-PDUKM: LSDM dhe Kovaçevski u ikin zgjedhje për shkak se e dinë se do të pësojnë humbje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2022, 11:18

Nëpërmjet një njoftii të OBRM-PDUKM-së thuhet se Kovaçevski dhe partia e tij u ikin zgjedhjeve për shkak se e dinë se do të humbasin.

“Në LSDM e dinë se mbështetja te qytetarët nga dita ditës është më e vogël tek ata. Sipas anketave të fundit, OBRM-PDUKM është para LSDM-së me 22.5 kundrejt 17.9%”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, Kovaçevski është i frikësuar nga zgjedhjet për shkak se rejtingu i tij personal është gati 4 herë më i vogël se rejtingu i kryetarit Mickoskit.

“Është e qartë frika në LSDM, por ata duhet të kuptojnë se e ardhmja e shtetit nuk duhet të jetë peng i dëshirës së tyre për pushtet. OBRM-PDUKM”, thonë nga kjo parti.

Ata u bëjnë thirrje partive më të vogla të inkurajohen dhe të dalin nga qeveri LSDM-BDI për shkak se si OBRM-PDUKM do të mbështesin një njësi zgjedhore.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit