Pep Guardiola mahnitet nga Broja: Shumë i fortë, e vështirë ta ndalje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 23.01.2022, 09:39

Sauthamptoni i Armando Brojës vijon të kalojë një formë fantastike në Premier League, pasi mbrëmjen e djeshme ndaloi marshin prej 12 fitoresh radhazi të Manchestr Cityt.

Në përfundim të kësaj sfide trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola foli me elozhe për Armando Brojën, i cili zhvilloi si zakonisht një super ndeshje. Broja goditi shtyllën, shënoi dhe gol, por për fatin e keq u anulua si i parregullt.

Pep tha:

Ata mbrojtën mirë dhe janë të pabesueshëm në kundërsulm. Armando Broja dhe Adams janë shumë të fortë dhe është e vështirë t’i mbash, por ne ja dolëm.”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit