Pamjet mahnitëse! NASA publikon shpërthimin e fuqishëm diellor

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.01.2022, 07:57

NASA publikoi të premten pamjet mahnitëse të një shpërthimi të fuqishëm që dilte nga dielli.

Shpërthimi duket si një ndezje e ndritshme drite në rajonin e sipërm djathtas të yllit masiv, të cilin agjencia hapësinore amerikane e klasifikoi si një flakë e nivelit M5.5 – ose mesatarisht i fortë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:01 të mëngjesit dhe u kap nga Observatori Dinamik Diellor (SDO), i cili vëzhgon diellin vazhdimisht.

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s monitoron diellin me një flotë anijesh kozmike që studiojnë gjithçka nga atmosfera e tij deri te grimcat dhe fushat magnetike në hapësirën përreth Tokës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit