Acari pushton vendin, ujësjellësi i Durrësit harxhon 80 milionë për mirëmbajtje programesh kompjuteri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.01.2022, 21:39

Jemi në dimër dhe dihet se kjo periudhë shoqërohet me temperatura tepër të ulëta deri në acar dhe temperatura negative. Por nq vend që ujësjellësi i Durrësit të marrë masa konkrete për izolimin dhe mirëmbajtjen e tubacioneve nga ngrirja, harxhon “qimet e kokës” për programe kompjuteri. Siç dihet në raste ngricash tubacionet nuk e kryejnë punën e tyre dhe qytetarët ngelin pa ujë.

Por duket se më rëndësi për ujësjellësin e Durrësit ka mirëmbajtja dhe përmirësimi i sistemeve kompjuterike. Për këtë ata kanë harxhuar jo pak por rreth 80 milionë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për një tender pa konkurrencë, ku ka marrë pjesë vetëm një pjesëmarrës dhe ku rrjedhimisht është shpallur i vetmi fitues. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-14317-12-07-2021 dhe me objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”.

Fondi limit është në vlerën 6,988,000 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 83 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç e përmendëm edhe më sipër, ky është një rast me “flamur të kuq” pasi mungon konkurrenca. Në fakt në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani përkatësisht KREATX e cila ka ofruar vlerën prej 6,850,020 lëkësh të reja pa TVSH ose gati 80 milion lekë të vjetra nëse përfshijmë edhe TVSH. Kjo vlerë nga na tjetër rezulton të jetë e ngjashme edhe me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 98% e tij. Të dyja këto fakte së bashku përbëjnë një dyshim jo të vogël se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar dhe se procedura e tenderit me shumë mundësi ka qenë thjesht sa për formalitet.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit