Investimet kapitale janë realizuar vetëm 78, Qeveria kishte premtuar 90%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.01.2022, 20:39

Vazhdimi i realizimit jo të plotë të investimeve kapitale, konkretisht për vitin e kaluar prej 78%, është sukses për Qeverinë dhe është e kënaqur me rezultatin. Zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi, në vend të arsyes së njoftimeve të parealizuara se do të ndërtohen mbi 90% të projekteve të premtuara, thotë se pandemia ishte pengesë e madhe për një shkallë më të lartë të realizimit.

“Kemi pasur investime serioze në infrastrukturë për sa i përket projekteve, që janë financuar dhe bashkëfinancuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Ujërat e zeza, rrjetet e ujësjellësit dhe infrastruktura rrugore”, deklaroi Bekim Rexhepi -Zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve,raporton alsat.

Plani fillestar me buxhetin për vitin 2021 ka qenë që Qeveria të realizojë 391 milionë euro për projekte kapitale. Madje me rishikimin e buxhetit shuma është rritur në 484 milionë euro. Për këtë vit, kur ekonomistët paralajmërojnë se na pret një vit i vështirë, Qeveria sërish është optimiste se do të realizojë projekte kapitale në vlerë prej 615 milionë euro. Kjo do të ishte mbi 150 milionë më shumë se vitin e kaluar. Por, zyrtarët thonë se viti 2022 do të jetë një vit i shpërthimit ekonomik. Sipas statistikave, në vitin 2020 nga 319 milionë euro, janë realizuar 262 milionë. Në vitin 2019 ishin planifikuar 422 milionë, por janë realizuar 290 milionë euro. Ekspertët çdo vit i kërkojnë qeverisë të projektojë parashikime reale për investimet kapitale, por autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë më shumë, por në fund japin një rezultat shumë më të ulët se ai i parashikuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit