Qetësohen tifozët e Milanit, ndeshjen me Juventusin nuk do e gjykojë Orsato

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2022, 19:03

Tifozët e Milanit mund të qetësohen, pasi Daniele Orsato nuk do të jetë arbitri i sfidës Milan-Juventus, e cila luhet të dielën mbrëma. Për të zëvendësuar 46-vjeçarin janë zgjedhur tre emra. Sektori i gjyqtarëve pranë Federatës italiane të futbollit kishte zgjedhur fillimisht Orsaton për këtë ndeshje, por situata ka ndryshuar dhe sipas “Corriere dello Sport”, njëri prej Marko di Belo, Davide Masa dhe Paolo Valeri do të drejtojë super sfidën e së dielës.

Emri pritet të bëhet me dije në orët në vijim. Pas rastit të Serras në atë që ndodhi me Spezian në kampionat, që tani ka krijuar tension përpara sfidës me Juventusin në kampin e Milanit. Kështu në Itali po mundohen të shmangin një gabim tjetër që do t’i nxehte më shumë gjakrat.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit