Yllit të Manchester United i vjedhin shtëpinë, gruaja me fëmijët ishin brenda

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2022, 17:48

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur mbrojtësit të Mançester Junajtid, Viktor Lindelof, të cilit i kishin hyrë grabitësit në shtëpi, ndërkohë që ai luante në transfertë kundër Brentford. Por gjëja më e frikshme ishte se bashkëshortja dhe fëmijët e lojtarit ishin brenda në shtëpi.

Maja Nilson Lindelof dëgjoi zhurmën se dikush po përpiqej të hynte në shtëpinë e saj me forcë dhe mori menjëherë fëmijët e saj dhe u kyçën në një dhomë. Për fatin e mirë ata nuk pësuan gjë. Kjo është ngjarja e dytë në disa javë që prek një futbollist në Mançester. Në dhjetor, mbrojtësi i Mançester Sitit, Zhoao Kanselo, u sulmua në shtëpinë e tij gjatë një grabitje përpara familjes së tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit